Lajme Arkiva 2003
Policia e Elbasanit arrestoi mëngjesin e sotëm Dilaver Methasën nga Garrunja e madhe e Peqinit i dënuar me burg të përjetshëm. Dilaveri së bashku me vëllain e tij Mustafanë kanë vrarë në 11 Prill të 10 viteve më parë Zydi Methasën nga fshati Avram i Peqinit për shkaqe banale.
Në vitin ’98 Gjykata e Elbasanit dënoi në mungesë vëllezërit, njërin me burg të përjetshëm dhe tjetrin me 20 vjet duke i shpallur në kërkim.
Pas rikthimit nga emigracioni familja Methasa ishte zhvendosur nga fshati Garrunjë, për të ardhur në lagjen Skënderbej të Elbasanit, sot rreth orës 5:30 forca të shumta policore kanë rrethuar shtëpinë e Dilaverit.
As tentativa e tij për tu larguar nëpërmjet një litari nuk e ka shpëtuar nga prangat. Tashmë mbetet në kërkim vetëm vëllai tjetër i Dilaverit Mustafa Methasa./tvklan.al