Analiza 6 mujore e Drejtorisë së Policisë është zhvilluar sot dhe në Prefekturën e Elbasanit. Drejtor i policisë së këtij qyteti Edmond Koseni në bilancin 6 mujor të efektivit të tij, krahas arritjeve ka renditur dhe kritikat dhe të metat. Kështu në 6 muaj në Elbasan kanë ndodhur 4 vrasje dhe 6 tentativa të cilat janë zbuluar të gjitha.

90% e veprave penale të kryera nga individët, kanë arritur të zbulohen. Gjatë kësaj analize u vu në dukje se puna e policisë në këtë prefekturë ka ardhur në ngritje të vazhdueshme si pasojë e rritjes së aktivitetit të policisë. Ndërsa vetë ministri Poçi ka cilësuar të thellohet lufta kundër krimit të organizuar pasi ai një organizim ndër shtetëror dhe mbështetet nga një pjesë e politikës në Shqipëri.

Për këtë arsye Poçi ka kërkuar të përzgjidhen të gjithë personat e aftë që do të angazhohen në këto struktura policore./tvklan.al