Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Saktësia matematike tani është edhe në duart e policit rrugor. Ky aparat shmang në përdorimin e tij debatet shoferë-policë në lidhje me shpejtësinë e makinës. Nëse një mjet kalon limitin e duhur të shpejtësisë, kjo mund të kontrollohet në 29 pika të shpejtësisë në rrugët nacionale të gjithë vendit. Pasi javën e fundit task force rrugore është pajisur me radarë shpejtësie me rreze lazer.
Radari kontrollon shpejtësinë e mjetit deri 600 metra largësi, dokumenton limitin e shpejtësisë, madje dhe printon faturën, ku drejtuesit e mjetit i bëhet e ditur se sa e ka shkelur normën e shpejtësisë së lejuar. Ardhja e këtyre radarëve dhe përdorimi i tyre, përko dhe me fillimin e funksionimit të strukturës së re task force për qarkullimin rrugor.
“Në përbërje të grupeve ka katër pjesëtarë nga forcat e shërbimit të policisë rrugore, në seksioneve në qarqe dhe dy pjesëtarëve të drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor të cilët operojnë së bashku, për konstatimin e shkeljeve të transportit rrugor kryesisht”.
Në 7 ditë punë, 12 njësi që funksionojnë në të gjithë vendin, kanë pezulluar 100 patenta dhe 108 mjete. Rezultatet më të larta i ka task force e Durrësit dhe e Shkodrës. Përbërja me efektivë të policisë dhe të Ministrisë së Transportit, jep dhe rezultate, pasi gjoba dhe patentat e hequra raportohen në fund të ditës tek eprorët përkatës. Gjatë një jave duket se ka pasur dhe më pak aksidente të rënda, ndërsa vendosja e radarëve ka bërë që dhe shoferët të lëvizin edhe me ngadalë./tvklan.al