Policia e Shtetit ka konfirmuar arrestimin e të shumëkërkuarit Durim Bami. 45-vjeçari u ndalua dy ditë më parë në Dubai të Emirateve të Bashkuara.

“Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, Durim Bami, 45 vjeç”, thuhet në një njoftim për mediat.

Durim Bami u shpall në kërkim pas finalizimit nga SPAK të asaj që njihet me emrin operacional “Metamorfoza nr. 3.“, ku u nxorën 50 urdhër arreste për persona nga 7 grupe kriminale.

Më datë 15 Maj të këtij viti, Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj Bamit masën ‘arrest me burg’. 45-vjeçari akuzohet për disa vepra të rënda penale, si sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, grup i strukturuar kriminal, kultivim i bimëve narkotike dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.

Sipas dosjes së SPAK, Durim Bami akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin, si dhe rezultonte i përfshirë në kultivimin e kanabisit në Tapizë të Niklës. Nga ana tjetër, po sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Durim dhe Valter Bami ishin në ndjekje nga 16 persona të tjerë të cilët kërkonin për t’i vrarë.

Policia thotë se vijon procedura për ekstradimin e Bamit drejt vendit tonë.

SPAK: 7 grupe në 6 qytete

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të 4 procedimeve penale (Nr.59, të vitit 2022, i cili është bashkuar me procedimet penale Nr. 66, të vitit 2022, Nr. 33, të vitit 2024, dhe Nr. 50, të vitit 2024).

SPAK ka evidentuar kryerjen e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë dhe Rrëshen.

Në kuadër të procedimeve penale të mësipërme, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese holandeze, belge, franceze, gjermane, italiane, spanjolle dhe greke ka shtrirë hetimet edhe në këto shtete për anëtarët e dyshuar të këtyre grupeve kriminale të përfshirë në vepra penale të kryera në Shqipëri, si dhe në disa vende të tjera në Bashkimin Evropian.

SPAK: u kapën 3mln euro cash

Operacioni i Drejtuar nga SPAK dhe i dakortësuar me Europol më datë 17 maj 2024, zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion.

U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro, ku përfshihen: 2.996.760 Euro cash; sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta; ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro; armë zjarri; targa të përshtatura automjetesh; automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro); sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Kush janë emrat e 50 personave nën hetim?

Më datë 07.05.2024 janë regjistruar emrat e personave nën hetim:

Arben Ndoka;

Arian Tuku;

Ilia Ndoka;

Samuel Ndoka;

Vinçens Tuku;

Ervis Martinaj;

Jozi Kraja;

Astrit Avdyli;

Aldo Avdyli;

Miri Bruli;

Naim Stafuka;

Emiljano Shullazi;

Blerim Abazi;

Elvis Ndreca;

Oltion Zefi;

Edson Jozwik;

Armando Ndreca;

Kasandër Noga;

Elson Reçi;

Besian Xhixha;

Enver Diva;

Robert Laçi;

Fatmir Troplini;

Klodian Shahini;

Henerigert Mitri;

Pëllumb Gjoka;

Gjergji Cukali;

Kristos Teta;

Denis Meta;

Gentian Binjaku;

Viktor Imeraj;

Satilno Basho;

Marklen Haka;

Tori Xhecuka;

Edison Muceku;

Albert Zaja;

Florenc Kelmendi;

Ardit Gjokrosa;

Deivis Bajramaj;

Adrian Pikli;

Durim Bami;

Endrit Dokle;

Xhelal Rraja;

Altin Morina;

Leonard Duka;

Erlis Duka;

Fatmir Hyseni;

Altin Gega;

Drianto Bardhi;

Fabio Ballabani

Elton Zalla.

/tvklan.al