Vjedhja e automjeteve ne Tiranë është shndërruar ne krimin me te shpeshte për ekspertet e policisë, te cilët prej me shume se dy vjet kane ngritur një strukture qe heton pikërisht grupe dhe individë te caktuar.

Për here te pare shefi i sektorit te vjedhjeve te automjeteve pranë drejtorisë së policisë Tiranë, Genti Bajrami, deklaron për TV Klan tendencat e kësaj vepre si dhe përfshirjen e kontingjenteve kriminale qe kryejnë këto vjedhje.

Genti Bajrami: “Kemi të bëjmë me kontingjente dhe me elementë që kanë precedentë kriminalë, ndoshta dhe të importuar nga jashtë, por që nuk janë banorë të qytetit të Tiranës. Po ato individë pasi dalin nga burgu përsëri kryejnë të njëjtën vjedhje. Nuk kemi si të thuash shtim të elementit kontingjent për vjedhje makine, por po ai kontingjent është, i cili na e vështirëson punën sepse kontingjenti që ndodhet në qarkun e Tiranës në një farë mënyre ne arrijmë ta kontrollojmë, arrijmë ta gjurmojmë. Sikur të kishim një infrastrukturë ndoshta më të mirë në ndjekjen dhe gjurmimin e personave precedentë me këtë lloj tendence, mendoj që goditja do të jetë më e fuqishme”.

Bajrami thotë se për te parandaluar vjedhjet masive te automjeteve, kryesisht te markës “Benz”, duhet shume pune dhe përkushtim, aq me shume kur grupet qe inkriminohen ne vjedhje veprojnë kryesisht jashtë Tiranës. Një problem sipas tij mbeten dhe pika e servisit si dhe varrezat e automjeteve.

Genti Bajrami: “Nis vepra penale në qarkun e Tiranës, vidhen automjetet këtu. Nuk mund të them se ka grupe të organizuara, por ka individë të veçantë, të cilët në mënyrë sporadike i kryejnë këto vjedhje me individë të veçantë, të cilët janë, të njihen si elementë me këtë lloj tendence. Tjetërsohet makina, modifikohet, shitet në servile, të cilat nuk janë të licencuara. Është e vërtet kjo që ka dhe shumë nga kontrolli e verifikimi që kemi bërë ne si seksion. Në të gjithë varrezat e automjeteve në qarkun e Tiranës, në të gjitha servilet ka rezultuar që një pjesë e tyre janë dhe pa licencë.”

Një dite me pare seksioni i vjedhjeve zbuloi një grup prej katër personash qe përmes Facebook-ut dhe komunikimit ne adresat e e-malit realizonin vjedhjen e makinave ne kryeqytet./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani