Laura Totraku: “ Sot u ekstradua nga Turqia, Alfred Shkurti, Alias Aldo Bare, drejtuesi i organizatës kriminale të njohur si Banda e Lushnjës. Siç jeni vënë në dijeni kohë më parë Aldo Bare, si rezultat i bashkëpunimit u arrestua nga policia turke në Ankara, në datën 25 mars 2006 dhe në përfundim të procedurave u ekzekutua vendimi i ekstradimit për në Shqipëri. Për mese një dekadë Aldo Bare ka qenë në kërkim, por masat aktive u aktivizuan në vitin 2006, kohë në të cilën Policia e Shtetit arriti të godiste me sukses anëtarët e bandës së tij kriminale të cilët jetonin e vepronin në Shqipëri. Prokuroria për krimet e rënda formuloi akuzën ndaj drejtuesit të kësaj organizate kriminale Aldo Bare për krijimin e organizatës kriminale, për më tepër se 20 vrasje për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunimi, nga organizata kriminale. Aldo Bare dhe organizata e tij kriminale akuzohen dhe për vrasjen dhe dekapitetimin të shtetasit Artur Daja në qytetin e Lushnjës, vrasjen në qendër të qytetit e shtetasit shqiptaro maqedonas Xhevat Demiri, të vrasjes për shkak të cilësive të veçanta mbetur në tentativë të shefit të komisariatit të policisë Lushnje Sinan Meta, për vendosjen e lëndës eksplozive me telekomandë në stadiumin e futbollit të qytetit të Lushnjës, për vrasjen në vitin 2000,  të inspektorit të policisë kriminale Klejdi Bano,  për vendosjen në vitin 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë së rendit Idriz Shuli, për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, për vendosjen në mars të vitit 2005 të eksplozivit në banesën e një punonjësi policie në rrugën Don Bosko në Tiranë. Për vendosjen e minës me telekomandë në makinën e ish drejtorit të Policisë Kriminale Xhavit Shala, për vrasjen në vitin 2005 të biznesmenit Baki Taullau si dhe disa vepra të tjera penale të cilat janë në hetim. Për vrasjen e ish kryetarit të SHIK-ut të rrethit të rrethit Lushnje Bashkim Shkurti, për vrasjen e ish nën kryetarit të bashkisë të qytetit Lushnje Dago Voshtima, vrasje këto të kryera në vitin 1998. Aldo Bare akuzohet gjithashtu për drejtimin e njërit prej rrjeteve më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës, në drejtim të Evropës Perëndimore, për të cilat bashkëpunohet me partnerët tanë Perëndimorë. Arrestimi dhe ekstradimi i Aldo Bares përbën një sukses të padiskutueshëm të policisë shqiptare, i cili u arrit si rezultat i një pune inteligjente edhe duke bashkëpunuar edhe me partnerët ndërkombëtar. Nëpërmjet të cilës u finalizua identifikimi i plotë i këtij personi i cili maskohej me emra të ndryshëm nëpërmjet pasaportave të falsifikuara, me emrat fallso Mikel Kodra, Artur Sallabanda etj. Ekstradimi dhe përballja e tij me drejtësinë shqiptare do të ndikojë pozitivisht për thellimin e hetimit të kësaj organizate kriminale.”