Në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 2” është zbuluar një ambient i marë me qira në Durrës që ishte përshtatur për ushtrim prostitucioni.

Për rastin, janë shpallur në kërkim 2 kineze, përkatësisht 38-vjeçarja me iniciale L.L. dhe 46-vjeçarja me iniciale D.Zh., për të cilat Policia thotë se ishin organizatoret.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 kinezet e shpallura në kërkim shfrytëzonin për prostitucion 2 kineze të tjera, në ambientin që e kishin marrë me qira këto 2 të fundit.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht 7 persona për veprën penale “Prostitucioni”.

“Nisi procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit: L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe, të dyja banuese në Kinë; M. B., 21 vjeç, banues në Gjermani; J. D., 30 vjeç, R. A., 24 vjeç, J. L., 34 vjeç dhe A. L., 29 vjeç, të gjithë banues në Durrës”, njofton policia.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera.   

Maaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al