Në Durrës ka nisur plani operacional policor për lirimin e hapësirave në plazhe, të zëna në kundërshtim me ligjin.
Nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në 3 plazhe, u evidentuan 4 raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë dhe 4 raste të ndërtimeve pa leje të beach bar-eve.
Për këtë arsye janë sekuestruar 52 çadra dhe 106 shezlongë të vënë pa leje. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 persona.
“A. Gj., pasi kishte vënë 32 shezlongë dhe 16 çadra, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit”;
E. Sh., 32 vjeç, pasi kishte vënë 48 shezlongë dhe 24 çadra dhe kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;
F. K., 46 vjeç, pasi kishte vënë 18 shezlongë dhe 8 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;
F. D., 30 vjeç, pasi kishte vënë 8 shezglonë dhe 4 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;
F. M., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;
D. V., 55 vjeç, pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin e Kallmit;
T. H., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit””, njoftoi policia./tvklan.al