Forcat e policisë së Qarkut të Durrësit morën në ruajtje Portin Detar të Durrësit. Që nga viti 1999 ky objekt ruhej nga trupat speciale ushtarake komando. Vendosja e tyre 2 vite më parë u bë me qëllim që të ndalonte korrupsionin në portet e Durrësit dhe të Vlorës. Ndërsa rikthimi i policëve erdhi me kërkesë të ministrit të Rendit Ilir Gjoni, drejtuar Minstrisë së Mbrojtjes. Kundër të tjerash thuhet se ruajtja e porteve është detyrë e policisë dhe se në këtë kohë policia e ndjen veten të aftë për të marrë nën kontroll portet e Durrësit dhe Vlorës./tvklan.al