Prokuroria e Tiranës nis hetimet
Policia e Tiranës, deklaroi se ndërhyri për shkak se iu kërkua ndihmë nga drejtues të Partisë Demokratike, të cilët njoftuan me anë të një telefonate se po u rrezikohej jeta nga protestuesit.
Kreu i Policisë Vendore të Tiranës mohon që policia të ketë evakuuar Lulzim Bashën nga selia.
Zyrtarisht njoftohet për 10 të lënduar mes të cilëve edhe një polic.
Godina e PD është konsideruar skenë krimi dhe grupi hetimor i prokurorisë i drejtuar nga kreu i Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, kanë mbërritur në selinë blu.
Prokurori që do të drejtojë hetimet është Elio Mazreku bashke me një grup prej 5 oficerësh gjyqësore. Pistat ku do të përqendrohet hetimi është shkatërrim prone, dhune dhe lëndim i punonjësve të policisë.
Policia tha me anë të një deklarate se po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë në aktet e dhunës, ndërsa çdo akuzë me sfond politik e cilësoi të papranueshme.
Tv Klan