Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Shumë shpejt super aksion total në spastrim të Tiranës nga kioskat 9 vjeçe. Ky është plani më i fundit i policisë ndërtimore e cila do të angazhoj mjaft forca policie për të nderhyrë në Parkun Rinia. Pas diskutimeve se ndërhyrja në të do të jetë e vështirë, pasi nuk kemi të bëjmë veç me kioska por edhe ndërtime disa katshe, policia ndërtimore është e prerë për rregullim dhe sistemim me projekte të qendrës së Tiranës.
Deri tani në Tiranë janë arritur të prishen 3000 ndertime pa leje dhe 1000 nëpër rrethe. Proletar Roshi drejtori i përgjithshëm i Policisë Ndërtimore tregon planet në vijimesi.
Proletar Roshi:- “Së shpejti kemi miratuar objektivat tona për të ndërhyr në parkun e madh të Liqenit të Tiranës, do të nderhyjmë në zonat e ngarkuara dhe më pas në Parkun Rinia”.
Gazetarja:- Duke mbetur tek Parku Rinia dhe duke ditur që një pjesë e ndërtimeve aty janë kioska por ndërtesa disa katshe dhe që i takojnë dhe një pjese të njerëzve që meren me politike, do të jetë e vështirë ndërhyrja?
Proletar Roshi:- “Policia Ndërtimore nuk do të bëj asnjë përjashtim në prishjen e objekteve pa leje, ne zbatojmë ligjin me korrektesë për të gjithë njësoj. Në këtë kuadër nuk do të bëhet asnjë përjashtim. Por per Parkun Rinia ne presim nje studim se çfarë do të bëhet, mind të bëhet një objekt të rangut kombëtar ose një park i harmonizuar. Presim sëshpejti këtë studim dhe ne do ndërhyjmë menjëher”.
Policia ndërtimore nuk bën veç prishje ndërtimesh por ajo këtë vit do të ushtroj kontroll edhe në të gjitha firmat e ndërtimit, për masa të sigurisë teknike dhe analiza për lëkundje sizmike./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti