Hapësira të dedikura për fëmijët të moshuarit dhe kafshët
Brenda 4 muajve Parku Rinia do të ketë pamje. 30% e punimeve tashme janë përfunduar nga Bashkia e Tiranës.
Drejtoresha e planifikimit të punimeve në bashkinë e Tiranës na tregon disa nga detajet që përmban projekti rikualifikues i Parkut Rinia.
Për herë të parë Parku Rinia do të ketë një hapësirë dedikuar kafshëve, por që do të jetë e diferencuar nga pjesa ku luajnë fëmijët.
E gjithë hapësira prej 21 mijë metrash katrorë e parkut pritet të jetë totalisht ndryshe.
Në përfundim të punimeve kjo do të jetë pamja që do të marrë Parku Rinia, i cili do të jetë në funksion të të gjitha moshave, si dhe i aksesueshëm, si gjatë orëve të ditës, por edhe të mbrëmjes.
Tv Klan