Vazhdon shkatërrimi i objekteve pa leje ndërtimi në bregun e Lanës. Operacioni i Policisë Ndërtimore në bashkëpunim me atë të rendit po vazhdon për të gjitha objektet pa leje. Sipas shefit të policisë Ndërtimore të rajonit 1, të gjitha lokalet që nuk kanë dokumentacionin e rregullt do të bëhen njësh me tokën.

Përsa u përket lokaleve tashmë të ndërtuara, do të zbatohet një fazë e dytë. Për këto objekte pa leje ose do prishen ose do futen ne planimetrinë e qytetit dhe të gëzojnë statusin e objektit me leje. Ndërkohë këto objekte vazhdojnë të ngrihen akoma më lart. Pas shkatërrimit të këtyre objekteve, i vetmi shqetësim që drejtuesit e policisë kanë është pastrimi i mbetjeve dhe për këto ata propozojnë ngritjen e një ndërmarrje të posaçme nga ana e bashkisë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj