Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ndërtimeve të pakta që kanë mbetur mbi Lanë iu ka ardhur momenti të prishen. Policia ndërtimore me fadroma iu është drejtuar disa ndërtimeve të kompleksit Bruno, si lavazhe e lokale në stacionin e fundit të Tiranës së Re. Deri më tani çështja ka qenë në proces gjyqësor. Po kështu është ndërhyrë edhe në një pikë servisi.

Mbajtja në aktivitet e këtyre ndërtimeve kishte penguar investimet mbi Lanë. Hapja e skarpateve të saj ka mbetur në mes në këtë pjesë. Pak më parë janë shpërngulur prej këtej shtëpitë e romëve, për të nisur puna mbi Lanë.

Astrit Memushi:- “Ky objekt kishte ngelur pa u ekzekutuar për shkak se ka qenë në proces gjyqësor, por duke parë se ky objekt dhe dy objekte të tjera po bëheshin pengesë për realizimin e këtij investimi që siç thashë edhe më parë është një investim shumë i madh, atëherë detyra jonë si polici ndërtimore ishte që të vepronim menjëherë në mënyrë që ti hapim rrugë këtij investimi, pasi subjekti që ka marr përsipër realizimin e këtij investimi na ka vënë përpara përgjegjësisë, që në rast se nuk prisheshin këto objekte do të hiqeshin nga realizimi i investimit”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti