Ky person që shihni në pamjet e filmuara nga një kamera amatore, vetëm pak minuta pas atentati me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur në Shkodër, është duke u kërkuar nga policia.

Ai dyshohet se është personi i tretë që udhëtonte me makinën së bashku, me dy viktimat Hamza Licin dhe Arlind Bushatin.

Sic mund të shihni në videon e filmuar nga qytetarët, ai qëndron fare pranë makinës së viktimave, dhe shfaqet i gjakosur në duar dhe fytyrë.

Nuk dihet nëse shenjat e gjakut janë shkaktuar si pasojë e nxjerrjes së trupave nga automjeti tip Benz me targa kroate, apo për shkak se ka mbetur i lënduar nga breshëria e plumbave.

Ndonëse deri tani policia nuk ka një njoftim zyrtar rreth identitetit të këtij personi, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

Kjo e dhënë pritet të provohet pas kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë, DVR-të e të cilave ende nuk janë hapur, pasi rezultojnë të koduara. Për këtë arsye policia i ka dërguar ato për ekspertizë.

Në atentat mbeti i vrarë vëllai i Ibrahim Licit, Hamzai, miku i tij Arlind Bushati dhe Flutura Basha, që po kalonte aty rastësisht së bashku me bashkëshortin e saj, i cili mbeti i plagosur.

Tv Klan