4 efektivë policie, në drejtorinë e Shkodrës janë arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas dyshimeve se kanë shpërdoruar detyrën. Ata dyshohet se nuk kanë shoqëruar apo identifikuar personat në vendngjarje, lidhur me ngjarjen e 30 tetorit, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati si dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha.

Efektivët e vënë në pranga janë pjesë e sektorit “Shqiponja”. Hetimet e AMP ndaj tyre nisën pas kësaj videoje ku shfaqet një person i tretë i gjakosur, i cili dyshohet se ndodhej në makinë me viktimat. Ky person ishte në vendngjarje derisa mbërritën efektivët e parë siç duket dhe në këtë foto, por asnjë prej punonjësve të policisë nuk e ka ndaluar atë.

Afro 2 javë nga kjo ngjarje, policia dhe prokuroria ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht nëse e kanë identifikuar atë apo nëse ai ka qenë në makinë me Hamza Licin e Arlind Bushatin.

Tv Klan