Policia e Tiranës nuk i ka dhënë leje degës së Partisë Demokratike Tiranë për të zhvilluar nesër në orën 12:00 një miting në shesh dhe para Kryeministrisë. Sipas Drejtorisë së Policisë leja nuk është dhënë sepse sipas SHIK ka të dhëna për veprime të dhunshme ndaj qytetarëve.
Ndërkohë nesër policia do të jetë në gadishmëri të plotë për të mbrojtur institucionet shtetërore. Sipas drejtorit të Gardës Arben Çuko edhe efektivat e Gardës do të jenë në gadishmëri ditën e nesërme gjatë mitingut nëse do të ketë tentativa ndaj Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera, gardistët do të veprojnë sipas ligjit për mbrojtjen të objekteve shtetërore./tvklan.al