Edhe gjatë ditës së sotme policia e kryeqytetit ka vazhduar të qëndrojë në gatishmëri të plotë ku vëmendje të veçantë për të siguruar mbrojtje ka patur Komisioni Qëndror i Votimeve. Kjo ruajtje vinte nga patrullat e shumta të policisë, forcat speciale “Shqiponjat” dhe forcat e “Brisk”-ut.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë patrulluar në grup disa furgonë të policisë. Sipas zyrtarëve të Rendit deri në orët e pasdites nuk ka patur asnjë shqetësim. Forcat e policisë së Komisariatit 2 kanë arrestuar vetëm një person i cili kërkohej me vendin nga Gjykata e Tiranës nën akuzën e mashtrimit.
Sipas zyrtarëve të lartë të policisë, patrullimet e përforcuara në rrugët dhe anekset e tjera të kryeqytetit do të vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili