Policia Tatimore e rrethit të Korçës ka nisur një sërë kontrollesh në disa prej objekteve tregtare prodhuese dhe në lojëra fati. Në bashkëpunim me policinë tatimore ky aksion u ndërmor edhe nga dega e tatim taksave, zyra e Luftës Kundra Krimit Ekonomik dhe Policia e Rendit.
Nga kontrolli janë mbyllur rreth 11 objekte prodhuese dhe lokale lojërash fati pasi nuk kishin asnjë dokument të licencimit të dokumentit të tyre.
Gjithashtu u sekuestruan rreth 4600 litra pijesh alkoolike dhe 6200 paketa cigare pa pullën fiskale. Gjatë këtyre kontrolleve është arritur të zbatohen rreth 114 urdhra sekuestrosh për të gjitha ato subjekte të cilat kishin kohë që nuk paguanin detyrime tatimore dhe nga ku është grumbulluar një vlerë prej 2.310.000 Lekë të reja.
Sipas drejtuesve kryesor të këtij aksioni kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në rrethe të tjera si Kolonjë dhe Devoll./tvklan.al