Njëzet vjet pas zgjerimit të fundit të madh të Bashkimit Europian, po hidhet një vështrim i ri ndaj ndaj politikës së jashtme gjermane sidomos lidhur me marrëdhëniet me vendet e Evropës Juglindore, shumica e të cilave presin të bëhen pjesë e bllokut.
Kjo ishte arsyeja përse këtë javë, në parlamentin gjerman kjo temë është diskutuar gjerësisht jo vetëm në komisione apo në seanca, por në forume speciale, që lidhen në një mënyrë apo në një tjetër me Europën Juglindore. Në pozicionin e tij si Sekretar Shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në kabinetin e parë të Angela Merkelit, Gernot Erler e formësoi në një masë të konsiderueshme drejtimin e politikës së jashtme gjermane edhe lidhur me Evropën Juglindore.
Politikani social-demokrat ishte njëri nga ata që u angazhua fort për njohjen e Kosovës, gjë që siç tha politikani dhe panelisti kristian-demokrat Peter Beyer, nuk ishte e vetëkuptueshme në Berlinin politik. Është interesant fakti se në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, që zhvillohej forumi kryetarja e re e Kuvendit të Serbisë dhe ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ishte për vizitë në ndërtesën e Bundestagut, por ajo nuk mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga Shoqata për Evropën Juglindore (SOG).
I pyetur nga DW lidhur me ripërtëritjen e konflikteve të armatosura në Ballkan, Erler tha se ky opsion është i mundshëm nisur nga përkeqësimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Prishtinës së fundmi.
“Ne gjithashtu duhet të mbajmë parasysh se është në interesin e Putinit të nxisë një konflikt të ri të armatosur në Evropë, i cili do të largonte vëmendjen nga lufta në Ukrainë dhe do të përfaqësonte skenarin më të keq të mundshëm për Perëndimin”, tha Erle, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës.
“Enver Hoxhaj nuk mendon se mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë konflikte të reja si ai i fundit të viteve nëntëdhjetë. Por në të njëjtën kohë duhet thënë se deri vonë askush nuk e besonte se kishte ende ushtarë që ishin gati të sulmonin ushtarët e NATO-s, siç ndodhi vitin e kaluar në veri të Kosovës”, paralajmëroi ish-ministri i Jashtëm.
Ai tha se “Serbia është e gatshme të bëjë shumë për të aneksuar veriun e Kosovës”.
Klan News