Institucionet paralele serbe në Kosovë, kanë filluar akomodimin e tyre pavarësisht kundërshtimeve të institucioneve të Kosovës. Strukturat radikale serbe në komunën e Shterbsës të dala nga zgjedhjet e Serbisë të 11 majit kanë uzurpuar objektin e kuvendit komunal në këtë qytezë. Qeveria e Kosovës por edhe opozita kanë vlerësuar se kjo vepër e serbëve është jo legjitime dhe e pa pranueshme.

Zenun Pajaziti: “Konsiderohen si jo të ligjshme aktivitete të tilla, si jo ilegale për më tepër qëllimet e tyre janë në dëm të komunitetit të secilën e përfaqësojnë ata. Fatmirësisht kemi përfaqësues të tjerë dhe qytetarë serb të cilët nuk pajtohen me angazhime të tilla të disa pjesëtarëve të manipuluar politikisht”.

Opozita ndërkohë duke i quajtur si ilegale këto struktura, kërkon plane konkrete.

Ramush Haradinaj: “Reagimet tona është, ma mirë të vinin përmes një plani se si do të vendosin një rregull në veri dhe sesi do të ndihmojmë që jeta të jetë funksional në kushte normale”.

Për qeverinë e Kosovës struktura legjitime komunale të serbëve janë ato që kanë dal nga zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Zenun Pajaziti: “Dje qeveria e ka miratu një vendim me të cilin ne i vazhdojmë ose vazhduan disa nga vendime ekzekutive të disa PSSP-së me të cilat sidomos ju japim legjitimitet, mandat vazhdojmë t’ju japim mandat kuvendeve komunale në disa pjesë ku ka komunitet serb për faktin se atje ende nuk janë majtë zgjedhje legale legjitime për atë komunitet”.

Ditë më parë në pjesën veriore të Mitrovicës, serbët kanë formuar edhe kuvendin e komunave serbe të Kosovës./tvklan.al

Montazh: Vilma Halilaj