Ministri i Shtetit, Genc Pollo, i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinad Pone, ka vizituar banorët e Shupenzës, në zonën e Dibrës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti, i 9 ditë më parë. Gjatë bisedës me ta Pollo u premtoi se qeveria ka marrë të gjitha masat për dëmshpërblimin në një kohë sa më të shpejtë të të dëmtuarve.
Genc Pollo: “Jemi në fazën përfundimit të dëmeve dhe sipas ligjeve të shtetit do të ndihmojnë të tërë ata banorë të kësaj krahine që ka nevojë për të meremetuar, për të ndërtuar shtëpitë e tyre dhe për të normalizuar jetën. Dhe meqë ndodhemi në muajin shtator dhe kemi hyrë në vjeshtë do bëjmë çmos ti përshpejtojmë të gjitha veprimet në mënyrë që shtëpitë të rindërtohen dhe banorët e Zerqiani, Gjoricës e Shupenzës e tjerë të flenë normalisht në shtëpitë e tyre”.
Gjatë vizitës së tij, Pollo zhvilloi një takim më prefektin e Dibrës, dhe kryetarët e komunave të prekura nga tërmeti. Ata i raportuan Ministrit të Shtetit mbi dëmtimet në zonat përkatëse dhe ndihmën që u është dhënë deri më tani banorëve të dëmtuar./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami