Numri i emigranteve që vijnë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore është shtuar ndjeshëm.

Në Portin e Durrësit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar në hyrje të paktën 5200 shtetas shqiptare, ndërsa janë përpunuar të dhënat për 1100 mjete.

Vetëm mëngjesin e sotëm janë ankoruar 5 tragete, prej të cilëve kanë zbarkuar rreth 2800 shtetas si dhe 540 automjete.

Autoritet e kapitanerisë, Policisë së Kufirit dhe Migracionit si dhe ata të portit kanë krijuar të gjitha lehtësitë për të ulur kohën e përpunimit të udhëtarëve e mjeteve.

“Mirë, gjithçka në rregull”.

Gazetarja: Jeni të kënaqur me shërbimin?

“Shumë, sigurisht jemi të kënaqur”.

Gazetarja: Keni pritur shumë në radhë?

“Jo, jo është normale me prit në ditët e pushimit, ama shumë mirë është”.

“Më mirë se vjet, pak”.

“Në rregull çdo gjë”.

Fluksi pritet të vazhdojë deri me datën 10 gusht. Në port funksionojnë 13 sportele, 2 pika hyrëse dhe dalëse si dhe një numër i madh agjentesh doganore, të cilët punojnë për eliminimin e radhëve të gjata  në këtë pik zbarkimesh./tvklan.al