Porti i Durrësit vijon të presë një numër të madh udhëtarësh që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore.
Dita e dytë e javës ka regjistruar një nga ditët më të ngarkuara për shkak të fluksit të madh në sheshin e trageteve.
Plot gjashtë prej tyre janë përpunuar në harkun kohor të 3 orëve duke sjellë nga brigjet italiane mijëra emigrant shqiptarë.
Vetëm mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar mesatarisht 5 mijë 4 qind pasagjerë dhe 1980 automjete, ndërkohë që më shumë se një mijë të tjerë mbërritën në dreke.
Emigrantët, teksa vlerësojnë shpejtësinë dhe lehtësirat qe u ofrohen udhëtarëve, pohojnë se pushimet verore do ti kalojnë pranë bregdetit Jon e Adriatik.
“Shumë rregullime kanë bërë kohët e fundit, shumë bukur”.
Gazetarja: Juve keni ardhur për të kaluar pushimet këtu. Si ju duket vendi ynë?
“Po. I bukur. Jemi shqiptar dhe nuk do ta .. Shqipërinë”.
“Nga viti në vit ka ndryshime, më mirë”.
Gazetarja: Juve keni ardhur për të kaluar pushimet këtu te ne. Ku do i kaloni?
“Po. Po të shohim mos ikim nga Pogradeci, në Vlorë, të shohim s’kemi bërë plan akoma”.
Autoritetet portuale kanë krijuar të gjitha lehtësitë e mundshme për të ulur kohën e ndjeshme të përpunimit të të dhënave të udhëtarëve dhe të mjeteve.
Të gjitha sportelet në mjediset e jashtme të terminalit të përkohshëm që shërbejnë për automjetet dhe ato për udhëtarë këmbësorë janë vënë në shërbim të plotë.
Në port funksionojnë 13 sportele, 2 pika hyrëse dhe dalëse si dhe një numër i madh agjentësh doganorë, të cilët punojnë për eliminimin e radhëve të gjata në këtë pike e cila nga dita në dite vazhdon të presë një numër në rritje të emigranteve shqiptare dhe turisteve që vizitojnë vendin tonë./tvklan.al
Gazetare: Enkelejda Arapi