Të vlerësosh edhe gjerat më të vogla që iu ndodhin në jetë rrit një ndikim të qëndrueshëm në shëndetin tuaj. Sipas një hulumtimi përjetimi i mirënjohjes është i dobishëm për shëndetin fizik apo edhe për mirëqenien emocionale.

Rishikimi i të dhënave të një raporti të mëparshëm ka zbuluar se ata persona të cilët ndjehen më mirënjohës për gjërat që iu ndodhin kanë një më shumë mundësi për të jetuar më gjatë.

Një studim i mëparshëm i cili u zhvillua në vitin 2016 anketoi më shumë se mijë gra midis moshës 69 dhe 96 vjeç. Tre vjet më vonë rishikimi i të dhenve zbuloi se gratë të cilat ishin shprehur më mirënjohëse për jetesën e tyre përjetuan një rrezik 9% më të ulët të vdekjes për çdo shkak, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, kancerin apo edhe sëmundje të tjera neurodegjenerative.

Aktualisht pas ndjekjes së studimit pati rreth 4,608 vdekje midis pjesëmarrësve nga 2,153 prej të cilave ishin gra të cilat raportuan se kishin përjetuar sasinë më të ulët të mirënjohjes, ndërsa 1,273 vdekje ishin gra të cilat kishin një nivel të mesëm të mirënjohjes për jetesën e tyre.

Studimi zbuloi gjithashtu se ata që raportuan se ndjenin më shumë mirënjohje kishin më shumë ngjasë ta ndjenin vetëm më të rinj, të kishin një jetë të qetë, të shëndetshme, një martesë të suksesshme apo edhe një karrierë të arrirë.

Për gratë të cilat kishin  një nivel të mesëm dhe për më tepër të ulët të mirënjohjes studiuesit kontrolluan për faktorë të cilët mund të ndikonin si mirëqenia psikologjik, çështjet shëndetësore dhe demografia, duke përfshirë gjithashtu pjesëmarrjes sociale dhe fetare.

Sipas studiuesve të kesh më shumë mirënjohje është i lidhur me përmirësimin e shëndetit fizik, si forcimi i sistemit imunitar, ulja e presionit të gjakut dhe përfitimi i zemrës.

Gjithashtu ata të cilët janë më shumë mirënjohës priren të bëjnë një gjumë të gjatë dhe më të qetë, kanë një rritje në vetëbesim, duke ulur gjithashtu nivelin e stresit ankthit dhe depresionit.

/tvklan.al