Flutura, një telefonuese nga Elbasani në “Aldo Morning Show” në Tv Klan tregon se djali i saj përpara 12 vjetësh ka përjetuar një situatë të ngjashme me temën e ditës. Vajza me të cilën ishte i lidhur mbeti shtatzënë, por në këtë rast ishin prindërit e tij që e morën situatën në dorë. Ata vendosën që djali të martohej me vajzën.
Flutura: Ne si prindër menduam si për vajzën tonë, menduam edhe për vajzën, edhe për djalin, ishim dakord ta pranonim. Për momentin, ngaqë nuk e njihnim, s’kishim informacion fare as për vajzën…
Aldo: S’dinit gjë fare ju?
Flutura: As djali nuk kishte shumë kohë që njihej dhe si përfundim përderisa është fëmija në mes, ne menduam pasojat mbrapa.
Aldo: Nga e morët vesh ju?
Flutura: Na tha djali pasi ai e mori vesh, na tha edhe neve.
Aldo: Kishte presion djali nga ana e familjarëve të gocës?
Flutura: Këtë nuk mund ta them, nuk e di se s’më ka treguar gjë, s’më ka thënë gjë.
Ngjarja ka ndodhur kur djali ishte 23-24 vjeç. Sot çifti ka një vajzë për të cilën Flutura thotë se i ngjan shumë të atit, por për nusen nuk preferon të shprehet.
Flutura: Çunin e kam si yll.
Aldo: As e vë në dyshim! Po nusen si e ke, si hënë?
Flutura: Aty-aty.
Aldo: E marr vesh, shkoni shumë mirë.
Flutura: Vende-vende./tvklan.al