Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Prefekti i Tiranës Taulant Dedja, ka mbledhur komisionin e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë dhe banesave, në përfundim të procesit të regjistrimit. Tirana dhe Kavaja kanë regjistruar në përgjithësi në masën 100% këtë proces. Mbeten disa zona, të cilat kanë dalë si rezultat i bashkimit përfundimtar të hartave pa përfunduar regjistrimin.
Ndërsa nuk janë regjistruar ende rezultatet për Paskuqanin, Bathoren e Kodër Kamzën. Aktualisht po bëhet kontrolli i gjithë pyetësorëve të dorëzuar në zyrat e regjistrimit. Mbikëqyrësit pasi të sistemojnë materialet në dosjet përkatëse, do të nxjerrin rezultatin përfundimtar./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego