Aldor Nini është prej disa kohësh në një marrëdhënie dashurie, por ende heziton për të patur një fëmijë. Ai shprehet në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se e ka të vështirë pjesën e përkushtimit, ndërsa thotë se duhet menduar edhe si do të veprojë çifti në rast ndarjeje.

Aldor Nini: Ka ca njerëz që marrin përgjegjësinë ose e bëjnë atë premtimin shumë më lehtë se unë. Unë në momentin që mendoj ose imagjinoj që të kem një fëmijë, dua të jem i sigurt që mund të përkujdesem për atë fëmijë, me atë partnere mund të merrem vesh edhe në rast se ndahesh që ky është problemi më i madh që duhet llogaritur, me personim që ke përballë mund të bësh një fëmijë, të pëlqen, edhe pjesa gjenetike se a është në aspektet që ti kërkon, por çfarë duhet parë është çfarë do të ndodhë në rast se ti do të ndahesh, pra gjënë  më të keqe.

Nini shton se nga një bashkëjetesë e mëparshme prej së cilës ka një vajzë, asgjë nuk rezultoi siç e kishte menduar. Sipas tij, kjo tashmë e ka bërë të analizojë edhe rrethanat familjare të partneres.

Aldor Nini: Kam kuptuar diçka që në Shqipëri nuk është e rëndësishme të fokusohesh vetëm te mentaliteti i personit që ke përballë, por të shikosh edhe pak rrethanat familjare. Pse? Janë disa gjëra të brendshme që kanë ndikuar në edukatën e personit të cilat akoma i ke të pazbuluara dhe ato mund të zbulohen në një moment të caktuar./tvklan.al