Spitali Amerikan ka realizuar me sukses transplantin e veshkave me donator të gjallë në 5 pacientë, të cilët prej kohesh qëndronin në listën e pritjes.
Gjithçka u arrit në saj të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe falë fondit të dhënë nga qeveria shqiptare.
Transplantet u realizuan nga një ekip mjekësh turko-shqiptar. Pacientët që kryen transplantin u vizituan nga Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo.
Anila Godo: “Para dy muajsh u dhuruan nga qeveria një shumë prej 220 milion lekësh për të realizuar transplantin në rreth, besoj sipas kostos në rreth 13 ose 18 pacientë dhe u kontraktua me shoqërinë përkatëse, e cila po realizon transplantet në këtë spital që është vërtet një spital modern. Gjatë vitit 2009 shpresojmë dhe besojmë që do të jetë kështu që do të bëjmë transplantet e para në Shqipëri, në një klinikë që është ngritur pranë klinikës së Urologjisë në QSUT.”
Në vendin tonë janë me dhjetëra pacientë që kanë nevojë urgjente për kryerjen e transplantim, i cili do t’u shpëtonte jetën.
Nestor Thereska: “Nevoja të jashtëzakonshme për të mos thënë një numër ekzakt, por po ju them me dhjetëra janë nevojë. Në listën e pritjes që neve jemi të gatshëm, neve kemi të paktën 15 deri në 20 që kemi ne në listë pritje.”
Kirurgu urolog që ka kryesuar ekipin e mjekëve në realizimin e transplanteve të veshkave, Sadik Orsëz shprehet se kirurgët shqiptarë do të trajnohen, në mënyrë që brenda pak vitesh Shqipëria të mos ketë më nevojë për ndihmën e mjekëve të huaj në realizimin e transplanteve./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami