Të gjithë personat që kanë kaluar moshën 50 vjeç dhe që janë duhanpirës kanë një mundësi që të kryejnë falas në Spitalin Amerikan një grup ekzaminimesh për të kontrolluar zemrën dhe mushkërinë, dy organet që dëmtohen më shumë nga duhani.
Ekzaminimi do të kryhet me anë të skanerit me 64 detektorë dhe që është i vetmi në rajon.
Iris Allajbeu: “Depistimi i arterieve koronare nëpërmjet skanerit me 64 detektorë për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes së arteries koronare. Nëpërmjet këtij ekzaminimi ne u ofrojmë pacientëve shqiptarë, pacientëve tanë diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të zemrës dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të mushkërisë. Nëpërmjet depistimit që ne ofrojmë do të arrijmë të diagnostikojmë që në fazat e hershme në momentin kur kanceri është milimetrik”.
Spitali Amerikan ka zgjedhur që në këtë fundvit të sensibilizojë pacientët e tij duhanpirës për dëmet duhanit dhe t’iu ofrojë atyre që dëshirojnë dhe një program të detajuar për lënien e tij, por krahas këtij projekti ky spital që ka dhe aparaturat më të avancuara nga 1 Dhjetori do të kryejë falas vizitën e syve për personat mbi 55 vjeç./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami