Presidenca Hungareze e Këshillit të Bashkimit Europian bën me dije se ambasadorët kanë miratuar konkluzionet e Këshillit për Zgjerimin.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Presidenca Hungareze thotë se ky lajm është një sukses i madh që do i japë shtysë të fortë zgjerimit në Ballkanin Perëndimor edhe më gjerë për vitet në vijim.

“Lajm i fundit! Ambasadorët sapo kanë miratuar konkluzionet e Këshillit për Zgjerimin. Një sukses i madh që do t’i japë një shtysë të fortë zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë për vitet në vijim”, thuhet në njoftimin e Presidencës Hungareze të Këshillit të BE-së.


/tvklan.al