Kjo e hënë shënon 25-vjetorin e vdekjes sëhumanistes shqiptare, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, Shën Nënë Tereza.
Papa Françesku më 4 korrik 2016, e shpalli Nënë Terezën, si ShënTereza, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë me qëllim sensibilizimin dhe mobilizimin e njerëzve, për të ndihmuar të tjerët përmes aktiviteteve vullnetare dhe filantropike.
Ky përvjetor është përshëndetur nga presidenti Shqipërisë Bajram Begaj i cili e konsideroi një ditë reflektimi për të gjithë qytetarët shqiptarë.
“E sotmja duhet të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh për më shumë solidaritet për të afërmin, dashuri për njëri-tjetrin dhe shërbim për vendin”,shkruan presidenti i Shqipërisë.
Një reagim ka pasur edhe nga kryeministri Rama, i cili e nisi ditën me foton e Nënë Terezës, dhe një urim për të gjithë shqiptarët.
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, përveç urimit për shenjtërimin, nuk la pa akuzuar kryeministrin Rama.
“Regjimi barbar i Enver Hoxhes i ndaloi Nene Terezës për dekada ardhjen në Shqipëri, kurse neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama për të shprehur urrejtjen atërore ndaj shqiptares më të madhe të kohrave ne nje vendim antikombetar i hoqi shtatoren e tij nga kryeqyteti i vendi duke fyer kështu mbarë kombin shqiptar”.
Në 6-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Vatikani ka zgjedhur që ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë të veçantë. Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 Euro, që mban portretin e Nënë Terezës, e realizuar nga artistja Orietta Rossi.
Klan News