Presidenti Bajram Begaj ka nderuar marinsat e Ambasadës Amerikane në 249-vjetorin e tyre. Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në “X” ka ndarë foto nga aktiviteti.
Ndërkohë e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vlerësoi angazhimin e tyre ku theksoi se ata janë të bashkuar nga e njëjta frymë shërbimi dhe sacrifice.
“Marinsat e Ambasadës Amerikane u nderuan të festonin 249-vjetorin e tyre me Presidentin të pranishëm. E ngarkuara me punë Nancy VanHorn tha: “Sonte, ne jo vetëm përkujtojmë historinë e pasur të Trupave Detare, por gjithashtu reflektojmë mbi ato ideale dhe vlera që lidhin marinsat së bashku nderin, guximin dhe angazhimin. Këto parime i kanë udhëhequr ata nëpër një numër të madh sfidat dhe kanë krijuar një lidhje të pathyeshme që është e pakrahasueshme. Marinsat tanë janë një grup i ndryshëm individësh, secili me historitë dhe përvojat e tyre unike, por ata janë të bashkuar nga e njëjta frymë shërbimi dhe sakrifice.”, shkruan Ambasada Amerikane.
U.S. Embassy Marines were honored to celebrate their 249th birthday with President @BajramBegajAL in attendance. Charge d’Affaires Nancy VanHorn remarked: "Tonight, we not only commemorate the rich history of the Marine Corps, but also reflect on those ideals and values that… pic.twitter.com/9SjyDdYSl8
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 27, 2024
/tvklan.al