Në vigjilje të natës së ndërrimit të viteve, Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh urimi shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve.
“Si President, prind, bashkëshort dhe familjar, bashkohem sonte me urimet më të përzemërta për ju, familjet tuaja, miqtë, për shtetin dhe shoqërinë tonë. Gëzuar Vitin e Ri 2025”!
Teksa fton klasën politike të fokusohet tek sfidat që e presin përgjatë 2025-ës, kreu i shtetit apelon për një politikë aktive, transparente dhe llogaridhënëse.
“Vendi ka nevojë për zyrtarë me integritet dhe institucione të forta, që garantojnë vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Si shtet e shoqëri, duhet të fokusohemi te sfidat afatgjata, me qëllim nxitjen e reformave konsensuale dhe të qëndrueshme”.
Duke u ndalur tek sfida elektorale e Pranverës, Begaj tha se zgjedhjet e 11 Majit janë një test për politikën.
“Shqipëria sot mundëson dhe i jep fuqi votës së diasporës. Viti zgjedhor 2025 është test për ne për të treguar se kemi mësuar nga gabimet e të shkuarës dhe se kemi aftësinë të shohim përpara”.
Krahas arritjeve që sipas kreut të shtetit u mundësuan përgjatë vitit që po lëmë pas, Begaj ftoi të rinjtë që studiojnë e punojnë jashtë që të kontribuojnë për vendin.
Tv Klan