Presidenti Bajram Begaj ka takuar ditën e sotme, artisten italiane me origjinë shqiptare me famë botërore, Anna Oxa dhe familjen e saj.
“Në çdo fjalë ajo përcjell si muzikë dashurinë për Shqipërinë, amanet që po trashëgon”, shkruan Presidenti i cili ka shpërndarë pamje nga takimi mes tyre.
Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe moderatori i emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea.
Anna Oxa ndau lajmin se do të performojë sonte para publikut shqiptar në eventin më të madh sportiv në vend, “Topi i Artë 2024”.
Ky aktivitet do të moderohet nga Ardit Gjebrea dhe modelja Almeda Abazi dhe do të transmetohet në Tv Klan.
5 vite më parë sërish përkrah Ardit Gjebreas në “E diela Shqiptare” Anna Oxa, u surprizua me pasaportën shqiptare nga kryeministri Edi Rama, në vendlindjen e babait të saj në Krujë./tvklan.al