Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Presidenti Mejdani ka kërkuar sot me anë të një letre publike drejtuar bashkësisë kombëtare të artistëve komunikim sa më të qytetëruar dhe vullnet pozitiv për të zgjidhur problemet që janë shfaqur mes artistëve grevist të TOB dhe drejtuesve të tij administrativë. Pas takimeve me Artistin e Popullit Kadri Roshin dhe Artistin e Merituar Mirush Kabashin, presidenti Mejdani shprehet se ky konflikt, ka marrë një përmasë tepër të gjerë problematike. Mejdani uron që të marrin fund privacione të cilave ju janë nënshtruar vullnetarisht ky grup artistësh dhe me kurajo qytetare të marrin pjesë në procesin e reformës, për të cilën sipas presidentit Mejdani të gjithë të paktën deri tani janë deklaruar në mënyrë pozitive. Me reagimin pro ose kundër projektligjit shprehet presidenti Mejdani, artistët kanë arritur sensibilizimin e opinionit artistik e publik rreth problemeve që shqetësojnë sot njerëzit e artit. Pa zhvillimin intensiv të artit e kulturës as zhvillimet ekonomike nuk mund të realizojnë qëllimet e mëdha intëgruese, thekson presidenti Mejdani në letrën e tij publike drejtuar sot bashkësisë shqiptare të artistëve. Dialogu i munguar mund të bëhet vetëm brenda rrugës institucionale, në mënyrë të veçantë me deputetët si përfaqësues të popullit.
Reforma sipas presidentit Mejdani duhet të mbajë parasysh element siç janë mangësitë e sistemit aktual kulturor. Mejdani shprehet se mjedisin e artistëve nuk duhet ta manipulojnë individ të papërgjegjshëm nga politika. Arti nuk mund të jetë paragjykim dhe ultimatum, njëlloj sikurse paragjykimi dhe ultimatum nuk mund të jenë art, thekson presidenti në letrën e tij të hapur. Në përfundim të kësa letre Mejdani shpreh bindjen që Brenda institucioneve përgjegjëse për këto probleme të qeverisë apo të kuvendit mund të ndreqen ngado që të vijnë ato element që rregullojnë keqkuptimet, larg interesave individuale dhe përfitimeve të çastit. Presidenti shpreh besimin ti shoh dhe ti ndjek artistët, jo vetëm në skenat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, por edhe në skenat më me zë të artit botërorë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame