Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani është takuar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin norvegjez Skiaker. Takimi Mejdani-Skiaker, u zhvillua në bazën mbështetëse të KFOR-it në Durrës. Të dy kanë diskutuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Natyrisht që edhe zhvillimet në Maqedoni, kanë qenë një prej temave të diskutimit të tyre.

Presidenti Rexhep Mejdani:- “Ishte një takim me komandantin e KFOR-it, për të diskutuar problemet në rajon, rrugët e një stabiliteti sa më të plotë rajonal, dhe njëkohësisht dhe problemet e përbashkëta. Një bashkëpunim sa më të frytshëm midis Shqipërisë dhe strukturave përkatëse në Kosovë, përfshirë dhe KFOR”.

Mejdani dhe Skiaker, kanë diskutuar gjithashtu edhe mbi mundësinë e hapjes së dy pikave të reja të kufirit me Shqipërisë dhe Kosovës./tvklan.al