Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dje dhe sot Presidenti Mejdani i shoqëruar nga nënkryetari i parlamentit Dokle, ministrat Shuli Panda, kryegjyqtari kushtetues Abdiu si dhe një grup biznesmenësh me ftesë të presidentit të Sllovenisë Millan Kuçan zhvilloi një takim zyrtar e para e Mejdanit në Slloveni. Pas pritjes ceremonial të rezervuar për delegacioninshqiptar të nivelit të lartë organizuar përpara pallatit presidencial nisën dhe veprimtaritë zyrtare të kësaj vizite.
Pas takimit kokë më kokë të të dy presidentëve u zhvilluat takimi zyrtar i dy delegacioneve ku palët shprehën mendimet dhe opsionet e tyre për çështjet më aktuale të rajonit tonë, ku vendin kryesor e zunë problemet e pas konfliktit kosovarë. Presidenti Mejdani dhe Kuçan analizuar zhvillimet aktuale në Serbi, rolin që duhet të luaj Shqipëria dhe bashkësia ndërkombëtare në procesin e normalizimit të jetës në Kosovë.
Të dy palët ishin të një mendimi për nevojën e ruajtjes së karakterit multietnik të Kosovës. Ndërsa Presidenti Mejdani ripohoi qëndrimin e tij të njohur për të ardhmen e Kosovës dhe të Malit të Zi në përputhje me vullnetin e popujve në rrjedhat e integrimit europian. U ra dakort për intesifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Më pas Presidenti Shqiptar zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë ku u rikonfirmuan dhe një herë qëndrimet e mbajtura nga politika e jashtme e të dy vendeve për problemet aktuale të rajonit.
Një nga veprimtaritë më të rëndësishme të delegacionit shqiptar të kryesuar nga Mejdani ishte dhe takimi i zhvilluar në Dhomën e Tregtisë së Sllovenisë e cila luan një rol Parësor në jetën dhe zhvillimet ekonomike sllovene. Vetë pjesmarrja e një grupi biznesmenësh shqiptar në delegacionin presidencial dëshmonte interesin e palës sonë dhe asaj Sllovene për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Takimi me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në Slloveni dhe që janë rreth 20 mijë vetë të organizuar në tetë shoqata të ndryshme përcolli mesazhin e përbashkët për krijimin dhe forcimin e një lobi shqiptar në dobi të çështjes Kombëtare. Vizita e Presidentit Mejdani në Slloveni rikonfirmohi edhe njëherë rolin e rëndësishëm që Shqipëri ka luajtur dhe po luan si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe veçanërisht në Ballkan./tvklan.al
Gazetar – Ardian Faja