Presidenti Republikës, Ilir Meta ka pranuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për lirimin nga detyra të shefit të Shërbimit Inteligjent Visho Ajazi Lika, i cili dha dorëheqjen nga kjo detyrë, duke nxjerrë këtë të mërkurë dekretin për largimin e tij.
Por edhe pse në tryezën e tij bashkë me kërkesën për lirimin e Ajazit nga detyra e kryetarit të SHISH ndodhej edhe kërkesa tjetër e kryeministrit për të emëruar në këtë detyrë, zv.kryetarin aktual të këtij institucioni Helidon Bendon, Presidenti ka zgjedhur t’i jap kohë vetes përpara se të shprehet me dekret.
Vetë kreu i shtetit pohoi një ditë më parë se nuk ka asnjë urgjencë për këtë vendimmarrje, pasi Bendo është aktualisht në detyrë me përgjegjësinë për të drejtuar këtë institucion në mungë të titullarit.
Visho Ajazi Lika i dorëzoi kryeministrit dorëheqjen fundjavën e shkuar me motivacionin që ende nuk bëhet i ditur, dhe të hënën kryeministri i dorëzoi presidentit Meta propozimin me emrin e Helidon Bendos për ta zëvendësuar në këtë detyrë.
Kushtetuta nuk ka të përcaktuar një afat kohor që e detyron presidentin të shprehen me dekret për emërimin e kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Tv Klan