Veliaj: Në pikiatë partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit

Për situatën e krijuar te Unaza e Madhe në Tiranë ka reaguar edhe Presidenti Meta. Ai thotë se “është e papranueshme dhuna e përsëritur ndaj banorëve të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre”.

Meta thotë se “arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme”.

Meta u bën thirrje banorëve të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.

Një reagim ka pasur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Nëse ke marrë paratë apo përqindje në pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës! Partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit në pikiatë! Prishen ndërtimet e kompensuara te Astiri, përfundon bllokimi 2-vjeçar i Unazës”, shkruan Veliaj në Twitter.

Tv Klan