Policia: U shkelën masat anti-Covid
Pas rritjes së numrit të infektimeve ditore me Covid dhe urdhrit të Kryeministrit për të monitoruar çdo aktivitet, përfshirë dhe ato politike ku nuk respektohen masat anti-Covid, policia ka intesifikuar kontrollet dhe gjobat.
Gjobitjes për shkak të shkeljes së masave nuk i ka shpëtuar dhe një aktivitet ku merrte pjesë vetë Presidenti i Republikës.
Ilir Meta ishte i ftuar nga shoqata Durrësi për të dekoruar një personalitet të këtij qyteti në fushën e arkeologjisë. Por numri i madh i pjesëmarrësve, shumë më tepër se ai i lejuar nga Komiteti i Ekspertëve, ka bërë që policia të ndërhyjë për të ndëshkuar kreu e shoqatës që organizoi aktivitetin në Pallatin e Kulturës së Durrësit.
Por kjo pasi aktiviteti përfundoi dhe vetë kreu i shtetit ishte i larguar, por jo stafi i tij që nuk kanë ngurruar që të debatojnë me policët .
Aktivitetet elektorale që janë intesifikuar për shkak të afrimit të datës së zgjedhjeve dhe në pjesën më të madhe të tyre nuk respektohet as distancimi fizik, as mbajtja e maskave dhe aq më pak numri i përcaktuar në aktin normativ prej 10 personash.
Tv Klan