Një tjetër qendër masazhesh si “fole prostitucioni”. Siç bën me dije Policia, në pranga është vënë menaxherja, ndërsa është shpallur në kërkim një 29 vjeçar.

5 persona të tjerë do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.  Qendra e masazhit ndodhej në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.

Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 29-vjeçari. Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Floëer”.  Si rezultat i tij: u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh; u proceduan në gjendje të lirë shtetaset E. H., 26 vjeçe, E. C., 35 vjeçe, K. O., 26 vjeçe, B. K., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi L. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë; u shpall në kërkim shtetasi  M. Xh., 29 vjeç. Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. Xh., administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere shtetasen M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit”, thotë Policia për rastin./tvklan.al