Presidenti i republikës Alfred Moisiu shprehu vlerësimet e tij në librin e ngushëllimeve në Ambasadën Maqedonase për presidentin Boris Trajkovski i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident ajror tre ditë më parë.
Alfred Moisiu: “Unë e vlerësoja, pavarsisht nga diferenca që kishim në moshë, për çiltërsinë, mprehtësinë, për dëshirën që kishte që ta bënte çdo gjë me shpirt, jo për të kaluar radhën, pra dhe miqësia jonë ishte n’interes të marrdhënieve midis shqiptarve dhe maqedonsve në Maqedoni që ësht problemi më i rëndsishëm për ekzistencën e atij shteti, por dhe stabilitetin në rajon.”
Humbje e madhe, por që lë pas trashgimi të madhe. Ky ishte vlerësimi që dha kreu i partisë demokratike Sali Berisha për presidentin Boris Trajkovski.
Sali Berisha: “Një humbje e madhe, por një trashgimi e çmuar dhe e madhe, trashgimia e presidentit Trajkovski është trashgimia e paqës, trashgimi e stabilitetit, trashgimi e mirkuptimit, trashgimia e, e, integrimit.”
Ambasadorja maqedone Eleonora Karanfilovska Ratklif (Eleonora Karanfilovska Ratcliff) priti ish- presidentin e republikës Rexhep Mejdani. /tvklan.al