Lajme Arkiva – TV Klan 2004

100 shtëpi botuese brenda kufirit, por dhe territorit të Kosovës, kanë prezantuar botimet e tyre në Panairin e Librit në kryeqytet. Shtëpi prestigjoze, por edhe autorë të tillë janë takuar në këtë ekspozim vlerash letrare.

Panairi i 7-të i Librit do të qëndrojë i hapur për vizitorë e lexues 5 ditë. Në çeljen e tij ka marrë pjesë presidenti Moisiu, ministri i kulturës e shkrimtar të të dyja vendeve. Presidenti ka përforcuar vlerësimin, se shqiptarët shquhen për bashkëjetesën e tyre me librin, por institucionet janë ato që duhet të bëjnë më shumë për gjuhën shqipe, për hapjen e saj dhe librin shqip kudo në botë.

Po kështu i duhet kushtuar vëmendje përveç botimit edhe shpërndarjes së librit. Presidenti Moisiu në këtë panair të 7-të të një rëndësie të veçntë ka quajtur dhe vlerësimin e së drejtës së autorit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti