Një nderim ndoshta i vonuar për një nga kalorësit më të mëdhenj të historisë politike dhe kombëtare të Shqipërisë të së paku dy shekujve të fundit të saj. Kështu u shpreh Rresidenti i Republikës, Bujar Nishani teksa nderoi me dekoratën e Flamurit atdhetarin e shquar Hasan Prishtina.
Kreu i shtetit vlerësoi lart figurën e Hasan Prishtinës, intelektualit evropian që donte lirinë dhe integrimin e shqiptarëve.
Të pranishmit e shumtë nga të gjitha trevat shqiptare të rajonit u përshëndetën edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili mes të tjerash theksoi se veprimtaria e Hasan Prishtinës reflekton interesat e përgjithshme kombëtare.
TV KLAN