Angazhimi i qeverisë dhe strukturave shtetërore në përballimin e situatës emergjente të krijuar nga përmbytjet në veri-perëndim të vendit, është vlerësuar maksimalisht nga qeveria amerikane dhe BE. Të ftuar nga Presidenti Topi për të vizituar fshatin Obot, Ambasadori Amerikan John Withers dhe ai i komisionit Europian, Helmut Lohan, përveç solidaritetit ndaj qeverisë shqiptare premtuan mbështetje për rikuperimin zonave të përmbytura, ndërsa kreu i shtetit garantoi edhe një herë për dëmshpërblim real të dëmeve të shkaktuara dhe kompensim për të gjithë banorët e prekur. Ai tha se emergjenca tashmë duhet të jetë kapërcyer.
Bamir Topi: “Mbasi u kalua situate kritike me basenet, tani po kalohet gati-gati çdo ditë në situata më normale. U bëj thirrje të gjithëve që të vazhdojmë bashkëpunimin, të ketë një evidentim të qartë të të gjitha dëmeve që kanë ardhur nga kjo situatë. Jam i bindur sikurse është premtuar, të ketë një kompensim real të drejtë mbi bazën e një gjykimi profesional dhe të gjithë t’i kthehen pastaj jetës normale”.
John Withers: “Të gjithë ne jemi të impresionuar nga njerëzit që kanë qenë këtu. Ata që kanë punuar në ndihmën dhe shpëtimin e banorëve. Sapo jam kthyer nga SHBA. Qeveria amerikane është përqendruar në këtë situatë. Nesër do të njoftojmë fazën e parë të ndihmës që ne do të ofrojmë. Faza e dytë do të asistojë në rimëkëmbjen dhe rehabilitimin e njerëzve që do ti kthehen jetës normale”.
Helmut Lohan: “BE dhe vendet anëtare kanë treguar një solidaritet të rëndësishëm për të mirat materiale, që u janë vënë njerëzve në dispozicion autoriteteve shqiptare dhe popullatës. Ky solidaritet nuk mbaron këtu”.
I pranishëm që kreu i shtetit bëri në zonat e përmbytura dhe lagjen “Najasëm” të qytetit të Shkodrës, ishte dhe Ambasadori Spanjoll, Manuel Montobio, vend i të cilit ka asistuar me ndihmë dhe mjete logjistike qeverinë shqiptare. Në takimin më banorë të kësaj lagje, kreu i shtetit mori falënderimin e tyre dhe premtoi kompensim të të gjitha dëmeve./tvklan.al