Në një mbledhje të Shtabit të Emergjencave në Tiranë, Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, bëri me dije se mijëra hektarë tokë janë përmbytur kryesisht në Shkodër dhe në Korçë.
Sipas kreut të Bujqësisë, situata paraqitet e renduar për shkak të shtimit të reshjeve, por në të njëjtën kohë është e përballueshme nga Shtabi i Emergjencave.
Genc Ruli: “Në Shkodër janë regjistruar gjithsej 1400 mm reshje që është 70% e mesatares së reshjeve vjetore. Pra në 2 muaj kemi pasur reshje që gati përbëjnë gjithë reshjet e vitit. Në Shkodër faktikisht kemi 3600 hektarë të përmbytura. Ndërsa në Korçë, për shkak të fryrjes së madhe të lumit Devoll dhe të çarjes pjesore të argjinaturës mbrojtëse është përmbytur zona represive, zona e ish kënetës, rreth3000 ha janë dhe atje tashmë të përmbytura. Sigurisht situata, u mundova ta përmbledh me karakteristikat e saj kryesore paraqitet e rënduar, megjithatë është e përballueshme. Policia sidomos është ushtria kanë vënë në dispozicion të gjitha forcat, repartet, por dhe mjetet e transportit dh ene kemi mundësuar dërgimin e ndihmave në këto zona.”
Sipas Rulit, situata paraqitet problematike gjithashtu për shkak të rrëshqitjeve të tokës, të cilat nuk kanë dëmtuar vetëm akset rrugore, por edhe argjinaturat dhe tokat bujqësore./tvklan.al