Kreu i Komisionit Evropian vlerëson hapat që po hedh Shqipëria në liberalizimin e vizave. Deklarata e diplomatit Helmut Lohan u bë gjatë mbledhjes së 4 të bordit të palëve të interesuara të projektit “Pameka 3”.

Helmut Lohan: “Ne kemi pasur një komitet shoqëror dhe  një marrëveshje shoqërimi me Shqipërinë javën e shkuar dhe sigurisht ky progres i bërë  ka qenë i raportuar nga kolegët dhe ambasadorët. Progresi erdhi në kohë doja të thoja. Tani do të doja të bëja të ditur në 3 pika që ne padyshim erdhëm në përfundim të agjendës dhe në të cilën unë do të kisha theksuar  që tashmë e ndoqa politikën e komunitetit shumë kohë më parë dhe jam mjaft i habitur nga pjesëmarrja e gjerë dhe konstruktive e ekspertëve që morën pjesë në takim dhe besoj që lëvizja  që u krijua ka nevojë të  ndiqet nëpërmjet arsyeve të forta tek shqiptarët dhe nuk duhet të mbetet një ditë, një event mos mundësie i politikës së komunitetit për ndryshimin e konceptit me popullsinë e qytetarëve për krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt.”

I pranishëm në mbledhje ishte dhe Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili ka renditur ligjin Antimafia, hetimin e rasteve kriminale dhe përmirësimin e sigurisë rrugore si rezultate  pozitive të punës të dikasterit të tij.

Lulzim Basha: Këto 6 muaj kanë qenë po kështu intensive në hartimin dhe miratimin e një sërë aktesh nënligjore, në zbatim të strategjisë 7 vjeçare, por dhe në zbatim të detyrimeve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Ky në vetvete është një proces i suksesshëm por dhe një proces që gdhend detyrime të reja për policinë e shtetit. Detyrimi që përsëri do të testojnë kapacitetet e policisë së shtetit për të implementuar një kuadër ligjor dhe rregullator i cili sot ndryshon fare pak me atë të policive homologe në vendet e Bashkimit Evropian.”

Agron Kuliqi:“Ajo që unë dua të vë në dukje është përkushtimi i stafit drejtues të Policisë së Shtetit dhe projektit “Pameka 3” për të siguruar një zhvillim normal dhe të qëndrueshëm të proceseve në Policinë e Shtetit me qëllim arritjen e standardit më të mira të mundshme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsioni brenda organizatës, policimit kufitar, sigurisë rrugore, bashkëpunimit me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të burimeve njerëzore.”

Prej 6 muajsh “Pameka 3” është misioni i Komisionit Evropian për t’i dhënë ndihmë policisë së shtetit kryesisht në trajnimet dhe infrastrukturën logjistike./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani