Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar bërë nga 8 të pandehur mes tyre edhe për ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, në dosjen e Inceneratorit të Tiranës.
Për 4 të tjerët, gjykimi do të vijojë me procedurën e zakonshme dhe çështja do të ndahet më vete.
Në seancën e radhës që do të mbahet në 7 Shkurt ora 13:00, SPAK pritet të lexojë pretencën, duke kërkuar masat e dënimit për 8 të hetuarit me dyshimet se kanë shpërdoruar detyrën në procedurat për koncensionin e Inceneratorit të Tiranës.
Në rast të gjendjes fajtor sipas kësaj kërkese të SPAK, të pandehurit në formën e gjykimit të shkurtuar do të përfitojnë ulje të dënimit në masën e 1/3.
Ata kanë kërkuar pushim të çështjes në hetime paraprake dhe pretendojnë se janë të pafajshëm, teksa për këtë dosje vijojnë hetimet në disa fraksione të tjera për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.
Tv Klan