Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka paraqitur Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe, pas një pune 4-vjeçare, të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me tërë institucionet e kësaj fushe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Për hartimin e fjalorit u krijua një bazë të dhënash elektronike me një fond prej 800 milion njësish, në të cilat u përfshinë tërë fjalorët e mëparshëm e veprat e autorëve më në zë shqiptarë nga Buzuku, Fishta e deri tek Kadareja.

Lënda leksikografike përfshin rreth 103.000 fjalë si fjalë-titull mbi 2.5 herë më shumë se “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” i vitit 1980.

Klan News